Trajneri i Zvicrës Vladimir Petkovic, presion De Biasit

0
SHPËRNDAJE

Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka shpllur listen e lojtareve qe do te keee ne dispozicion per tri miqesoret e radhes.
Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka shpllur listen e lojtareve qe do te keee ne dispozicion per tri miqesoret e radhes.

Vladimir Petkovic ka thënë se e ka mik shumë të mirë Gianni De Biasin dhe se është i lumtur që do të luaj përballë tij në Euro 2016, por e ka paralajmëruar duke thënë se në fushë nuk njeh askënd

Kombëtarja shqiptare gjendet në grupin A së bashku me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë.

Përballja me skuadrën e Xherdan Shaqirit dhe shokë është padyshim një ndër më të shumëpriturat nga tifozët Shqiptarë.

Trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkovic, në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Republlica’ në Paris gjatë një takimi të Uefa’s, flet për miqësinë me trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi.

Ai ka e ka bërë të qartë se përballë kuqezinjve në ndeshjen e parë të grupit objektivi është vetëm një, fitorja e madje pa u lodhur shumë në aspektin psikologjik.

“Jam i lumtur që luaj kundër një miku, jemi shpesh bashkë dhe flasim shumë. Sigurisht komplimente Gianni-t për atë që ka arritur dhe që bëri në fushatën eleminatore. Nga ana jonë ndeshja e parë është shumë e rëndësishme, 3 pikë shumë të rëndësishme. Sigurisht objektivi jonë është që ta fitojmë ndeshjen e parë, pa menduar shumë dhe pa harxhuar shumë energji psikologjike pasi kemi më pas edhe dy ndeshje të tjera”, tha trajneri i Zvicrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.