Trajneri Ismet Munishi përjashtohet pas video skandalit me arbitrat

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Pas video – skandalit të publikuar ditën e sotme, ku trajneri Ismet Munishi bisedojteme gjyqtarin Bajram Gashi dhe vëzhguesin Ali Ajeti, ku temë diskutimi kishin dallaveret që janë bërë e po bëhen në futbollin kosovar.

Pasi arbitri Gashi pohoi se kishte ndihmuar në sezonin e kaluar Dritën që të fitonte ndaj Prishtinës falë vendimeve të tij ku kishte ndërhyrë edhe në rezultat, gjë të cilën pritet ta bënte edhe në ndeshjen e radhës Drita – Prishtina që do të luhet këtë jave.

Por menjëherë pas këtij video skandali vjen edhe reagimi nga klubi i Dritës. Trajneri Ismet Munishi është pezulluar nga drejtuesit e skuadrës gjilanase pasi kjo që ndodhi ishte vërtetë e rëndë.

Tashmë pritet që FFK dhe Prokuroria e Prishtinës të nisin një hetim për këtë që ka ndodhur, e cila është vërtetë tronditëse tani edhe që Kosova është pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s

S'KA KOMENTE

Comments are closed.