Trajneri Jupi komenton sfidën ndaj Hungarisë

0
SHPËRNDAJE

Redi Jupi, trajneri i Kombëtares U21
Redi Jupi, trajneri i Kombëtares U21

Trajneri i ekipit kombëtar shpresa Redi Jupi, prononcohet për faqen zyrtare të fshf, një ditë përpara ndeshjes së radhës që skuadra e tij do të zhvillojë në “Elbasan Arena” të hënën kundër në ora 20.00, kundër Hungarisë. I akomoduar prej ditësh në hotel “Universi”, në Elbasan ekipi U-21 po përgatitet për këtë ndeshje të rëndësishme. I pyetur për këto përgatitje për takimin kundër Hungarisë, trajneri Jupi deklaroi: “Ndeshjet në shtëpi janë gjithmonë të veçanta dhe kanë më tepër presion ndaj skuadrës. Jemi duke u përgatitur për të dalë sa më mirë në këtë ndeshje. Kuptohet që çdo takim ka specifikën e vet dhe ne kështu kemi vepruar duke i marrë ndeshjet një e nga një. Sa i takon skuadrës kundërshtare, ajo meriton repsekt se pse përfaqëson një shkollë të njohur në Europë, që vitet e fundit po punon mjaft mirë, sidomos me moshat”.

Formacioni i Shqipërisë U21 përpara një ndeshjeje
Formacioni i Shqipërisë U21 përpara një ndeshjeje

Në lidhje me gjendjen e skuadrës kombëtare Jupi u përgjigj:”Ekipi gëzon një formë të mirë dhe atmosfera brenda grupit është optimiste. E kemi përgatitur mirë këtë ndeshje dhe shpresojmë të tregojmë vlerat tona. Veçanërisht në pjesën ofensive ku kemi edhe kualitete.

Për ta mbyllur prononcimin e tij drejtuesi i pankinës U-21 tha: “E rëndësishme është që edhe në këtë ndeshje skuadra të tregojë qendrueshmëri dhe rritje në lojën e saj. Sa më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm të tregohemi, aq më shumë i rrisim shanset tona për ta fituar takimin. Shpresoj të kemi edhe mbështetjen e tifozëve tanë, në stadiumin “Elbasan Arena”, për të dhënë më të mirën në këtë takim.

/fshf.org

S'KA KOMENTE

Comments are closed.