Trajneri Mirel Josa komenton sfidën e “Niko Dovanës”

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Skënderbeut është e gatshme për takimin e rradhës ndaj Teutës. Sigurisht kuqebardhët kanë vlerësim për kundërshtarin  dhe qendrojnë me këmbë në tokë. Ndërkohë që trajneri Mirel Josa, gjatë konferencës për shtyp ka folur në detaje për këtë sfidë.

Mirel Josa
Mirel Josa

-Josa, gjithmonë i keni dhënë rëndësi të veçantë kur luhet me Teutën. Përse ky vlerësim kaq maksimal?

-Unë e kam shpjeguar edhe në të tjera raste sa herë më është pyetur për takimin kundër Teutës. Jam gjithmonë duke kërkuar përqëndrim maksimal të ekipit tim sidomos për këtë të dielë ndaj durrsakëve. I gjithë ky kujdes vjen për vetë mënyrën sesi janë zhvilluar takimet e luajtura mes Skënderbeut dhe Teutës të cilat kanë qënë gjithmonë tepër delikate dhe mjaft të vështira. E tillë do të jetë edhe nesër  dhe për këtë ju garantoj, prandaj kam kërrkuar nga lojtarët e mi vlerësim maksimal.Teuta është një ekip i krijuar me djem të rinj me ego. Janë mjaft të shpejtë dhe kanë synimet e tyre, luajnë futboll të bukur dhe shpejtësia është pika e tyre e fortë.

-Po Skënderbeu si vjen në këtë takim aq më tepër që diferenca me ndjekësin është 4 pikë tashmë?

-Jemi në të njëjtat kushte dhe me të njëjtin përqëndrim që do të luanim edhe nëse kushtet do të ishin të njëjta si para dy javësh. Edhe nëse nuk do të kishin barazuar kundërshtarët sërish ne do të kishim kërkuar po të njëjtin përqëndrim nga ekipi jonë. Momentalisht jemi duke i dhënë një rëndësi të veçantë këtij takimi dhe pas tij do të shohim se në çfarë kushtesh do të jemi, pra pasi të përfundojë takimi.

-Ndeshja kundër Teutës është përcaktuese për titullin apo mund të kënaqeni edhe me një barazim?

-Tashmë këto tre javë të mbetura do të jenë determinante padyshim por nuk mund të bëj një parashikim të rezultatit. Kur të mbarojmë takimin dhe të kemi marrë vesh rezultatin atëherë do të shprehemi më qartë se sa na ka hyrë në punë rezultati. Gjithsesi vlen tre pikë.

-Më herët keni thënë që titulli vendoset para ndeshjes direkte me Partizanin. Këtë situatë kishit parasysh?

-Normalisht ajo që kam thënë në intervistat e mëparëshme ka qënë vetëm mendimi im personal. Një dëshirë e imja që titullin ta mbyllim më shpejt. Por dëshira nga realiteti janë goxha larg njëra-tjetrës. Tani të shohim si do të rjedhin ngjarjet nesër në Durrës dhe jemi përqëndruar 100% te ky takim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.