Trajneri Mourinho bind sulmuesin Alvaro Morata

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho bind sulmuesin Alvaro Morata. Tekniku portugez njihet për aftësitë e tij për të bindur njerëzit, për t’i motivuar dhe për t’i bërë ata të ndihen të rëndësishëm.

Një gjë të tillë ka arritur ta realizojë edhe me sulmuesin e Realit të Madridit Alvaro Morata. Prej kohësh Manchester United është vendosur në ndjekje të tij, kjo edhe për shkak se sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Sipas asaj që bën me dije e përditshmja spanjolle Marça, mes trajnerit Mourinho dhe 24-vjeçarit ka patur një bisedë telefonike, ku i ka kërkuar sulmuesit të transferohet tek “Djajtë e Kuq”, sepse për portugezin ai është një element shumë i rëndësishëm. Manchester United kanë paraqitur ofertën e tyre që kap shifrat e 70 milionë eurove, ndërkohë që Reali i Madridit kërkon 90. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.