Trajneri Shpëtim Duro e pëlqen, Flamurtari në “sulm” për kapitenin e Tiranës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Flamurtari, është i përqendruar totalisht në merkato. Trajneri Shpëtim Duro është duke kontaktuar vetë me lojtarët.

Ndërkohë që për të mos u prishur punë futbollistëve që po kontakton, por as edhe vetes, trajneri Duro po i zhvillon operacionet në fshehtësi të plotë. Për momentin, Flamurtari dhe trajneri Duro janë në pritje të kapitenit të Tiranës Erando Karabeci.

Për kapitenin e bardhebluve, Karabeci do të duhet të pritet që ai të përfundojë ndeshjet e Kupës së Europës me Tiranën dhe për të parë se çfarë do të ndodhë. Faktin që e kanë në plane kuqezinjtë ia kanë përcjellë edhe vetë futbollistit, megjithatë ky i fundit ua ka bërë të qartë se është në kontratë me 24 herë kampionët e vendit edhe për sezonin tjetër.

Në këto kushte, vetëm nëse kapiteni do të shpallte “divorcin” me kryeqytetasit mund të kthehet Vlora si një mundësi për të vijuar karrierën. Nuk është e para herë që Flamurtari në fakt shfaq interes për 28-vjeçarin.

Në klubin vlonjat thonë që kapiteni i Tiranës u kanë dhënë fjalën paraprake se pas Europës do t’i bashkohet, por gjithsesi në kampionatin e ardhshëm pritet një Flamurtar krejtësisht i rinovuar. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU