Tramezzani drejt Luganos, vërtetohen fjalët e Rainerit

0
SHPËRNDAJE

Ajo gjë që përflitej prej kohësh, tashmë është duke u bërë realitet. Paolo Tramezzani me shumë gjasa do të jetë trajneri i ardhshëm i Luganos. Pas shumë spekulimeve dhe akuzave të Baldo Rainerit, Sky Italia ditën e sotme ka bërë publike se ndihmësi i Gianni De Biasit mund të transferohet në Zvicër aty ku mund pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Luganos.

Paolo Tramezani
Paolo Tramezani

Ish trajneri i Vllaznisë foli se Tramezzani dhe De Biasi po aktivizojnë Veselin për t’i bërë qefin presidentit të Luganos, dhe ja ku sot vërtetohet kjo gjë. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por me shumë gjasa kjo gjë pritet të zyrtarizohet pas Europianit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.