Transferim i pabesueshëm i Kapllanit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Bildnummer: 03664047  Datum: 06.05.2008  Copyright: imago/Sportnah Edmond Kapllani (Karlsruhe) enttäuscht; Vdig, quer, close, Saison 2007/2008, Karlsruher SC, KSC, Karlsruhe Enttäuschung,  Fußball 1. BL Herren Mannschaft Deutschland Einzelbild pessimistisch Aktion Personen
Edmond Kapllani (Karlsruhe)

Dikur një nga shënuesit më të spikatur të Bundesligës së dytë por edhe lojtar për pak kohë në Bundesligën e parë me Karlsruher dhe Augsburg, Edmond Kapllani ka bëre një lëvizje befasuese duke kaluar nga FSV Frankfurt (e rënë nga kategoria) e Bundesligës së dytë te SV07 Elversberg e ligës rajonale të jug-perëndimit.

Duhet thënë se edhe te FSV, Kapllani i kishte minutat e kufizuara duke luajtur 19 ndeshje nga të cilat plot 15 është zëvendësuar (vetëm 495 minuta) ndërsa ka shënuar 3 gola, por klubi i komunikoi në fund të sezonit se nuk do të vazhdonte bashkëpunimin me me ish-lojtarin e Kombëtares sonë. Megjithatë nuk pritej një transferim në një ligë kaq të ulët por gjithsesi i urojmë suksese futbollistit shqiptar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.