Transferimet “LIVE” të minutave të fundit të merkatos në Europë

0
SHPËRNDAJE

Ndiqni në kohë reale transferimet që do të konkretizohen në Angli, Itali, Spanjë, Gjermani apo Francë, gjatë këtyre orëve të fundit të merkatos verore

merkat

00:15 Sfumon De Gea te Real Madrid
Kur çdo gjë ishte e mbaruar, një vonesë në depozitimin e kontratës ka hedhur në erë transferimin e De Geas te Reali. Edhe Navas, që duhet të shkonte në Manchester, mbetet në Madrid

23:54 Roma zyrtarizon Ponce
Ezequeil Ponce është sulmuesi më i ri i Romës. 18-vjeçari vjen nga Newell’s Old Boys. Gjithashtu vjen edhe mbrojtësi Palmieri nga Santos

23:45 Lamela s’leviz nga Anglia
U sfumua levizja e Erik Lameles te Marseja. Per momentin qenderon te Tottenham

23:37 Vilareal do Bonerën
Klubi spanjoll ka nisur bisedimet me ish-lojtarin e Milanit, Daniele Bonera, aktualisht pa skuader

23:15 Mayuka ikën nga Anglia
Emmanuel Mayuka lë Southempton për të kaluar te Metz në Francë

23:11 Kievo merr Pinzin
Klubi veronez ka marrë në fund të merkatos mesfushorin me eksperiencë Giampiero Pinzi nga Udinese

23:10 Shkembim Sampdoria-Verona
Sampdoria e Verona kanë kryer një shkëmbim: Wszolek ka shkuar në Verona, kurse greku Lazaros te Sampi

23:06 Prapakthehu! Soriano mbetet ku ishte
Napoli nuk ka mundur dot të realizojë në kohë depozitimin e kontratës së Roberto Sorianos, që kështu ka mbetur te Sampdoria. Në dyshim edhe kalimi i Zunigës te Sampdoria.

23:01 Inter zyrtarizon Ljajiç
Klubi zikaltër ka zyrtarizuar ardhjen e Adem Ljajiç nga Roma me formulën e huazimit. Po ashtu kanë firmosur edhe Felipe Melo e Alex Telles të ardhur nga Gallatasaraj. Schelotto zgjidh kontratën.

22:49 Napoli, edhe Chalobah
Jo vetwm Soriano. Napoli zyrtarizon edhe mesfushorin Nathaniel Chalobah, i cili vjen në huazim nga Chelsea

22:46 Përforcim për Noruiç
Dieumerci Mbokani kalon në huazim nga Dinamo e Kievit te Noruiç në Premier League

22:39 Edhe Isla në Francë
Kiliani Mauricio Isla ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Olimpik Marsejë në Francë

22:37 Malaga zyrtarizon Mastour
Klubi spanjoll ka zyrtarizuar marrjen në huazim të talentit Hachim Mastour që vjen nga Milani

22:29 Lamina, zyrtarisht bardhezi
Marseja ka zyrtarizuar shitjen e mesfushorit Mario Lemina te Juventusi

22:27 Prcic tek Torino
Klubi “Granda” merr në huazim nga Rennes, Sanjin Prcic

22:20 Soriano te Napoli
Roberto Soriano eshte lojtari më i ri i Napolit, Akordi është arritur para pak minutash mes klubit napoletan dhe Sampdorias.

22:10 Hernanes zbarkon në Torino

her

22:11 Empoli merr Buchel
Ekipi i Empolit ka zyrtarizuar transferimin e Marcel Buchel nga Juventus

22:00 Joaquin kthehet te Betis
Fiorentina ka pranuar ofertën e Betis prej 2.5 milionë eurosh për Joaquin, i cili ka pasur të nevojshëm kthimin në shtëpi.

22:02 Pasquato tek Livorno
Cristian Pasquato është huazuar tek ekipi i Livornos nga kampionët e Juventus

22:01 Belec tek Carpi
Ekipi i Carpit ka zyrtarizuar transferimin e portierit slloven, Vid Belec, nga turqin e Konyaspor

21:48 Borrielo te Carpi
Ish-sulmuesi i Milanit dhe Romës ka gjetur skuadrën e re, që do të jetë Carpi i sapongjitur në Serinë A

21:40 Andreolli largohet nga Inter
Mbrojtësi italian është larguar nga zikaltërit dhe është transferuar në Spanjë tek Sevilja

21:39 Blaszczykowski në Itali
Jakub Blaszczykowski i ka thënë lamtumirë B.Dortmundit. Polaku është transferuar te Fiorentina.

21:20/ Zyrtare, De Ceglie tek Marseja
Mbrojtësi i Juventus ka pranuar huazimin 1-vjeçar në Ligue 1, duke u përfshirë në marrëveshjen Lemina-Juve.

21:16 Erik Lamela në Francë
Argjentinasi, i kërkuar nga Interi, ka pranuar transferimin te Olimpik Marseja.

21:00 Lindegaard e Evans te WBA
Portieri i Manchesterit Anders Lindegaard transferohet te WBA, firmos kontratë për 2 vjet. Po ashtu edhe mbrojtesi Evans.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.