Transferimi i mbrojtësit Elseid Hysaj te Man. United, ka 30% shanse

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15134533_2160150460876745_1919490144149270766_n

Futbollisti shqiptar, më i shtrenjti në tregun botëror, Elseid Hysaj mendohet të ketë një lëvizje drejt Manchester United, të paktën sipas rjetit të njohur sportiv ESPN.

Mes emrave të shumtë të merkatos spikat padyshim emri i mbrojtësit Elseid Hysaj, shqiptarit, i cili prej disa javësh qarkullon si një përforcim i mundshëm që në muajin janar për Manchester United.

Ekserti i ESPN, Amoyal, parashikon se ky transferim ka 30% mundësi që të realizohet, jo që në dritaren e parë të merkatos, por në verë.

“Manchester United ka nevojë të dukshme për një mbrojtës krahu cilësorë dhe mbrojtësi shqiptar do të ishte lojtari i duhur”, shpjegoi ai.

“Pasi është renditur mes mbrojtësve të krahut më të mirë në Serinë A me Napolin në sezonin e kaluar, Hysaj vazhdoi të shkëlqente me Shqipërinë në Europian. Paraqitjet e tij i siguruan një kontratë të re me klubin me një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. Një lëvizje në janar do të ishte e parakohshme, por në verën e ardhshme të dy klubet mund të gjejnë një akord”,-shpjegoi eksperti i ESPN për merkaton.

Ndërkohë, Hysaj nuk duket i shqetësuar nga këto zëra, por mendon vetëm për Napolin i cili barazoi pa gola ndaj Dinamos së Kievit dhe komplikoi kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve.

Ndeshje e radhës e Napolit do të jetë në Portugali me Benfikën, pas dy javësh, ku aty do të përcaktohet dhe fati i italianëve përsa i përket turit tjetër. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.