Trapattoni: Ja pse jam “Pro” rikthimit të Ibrës te Milani

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Giovani Trapattoni bën “skanerin” e skuadrat kryesore të Serisë A, duke filluar me Juventusin, të cilit i janë larguar elementë kryesorë si Tevez, Pirlo e Vidal. “Por një proces i tillë është normal, pasi ka lojtarë që plaken e natyrisht duhet ndryshuar diçka – ka deklaruar ish-trajneri -. Ky Juventus i Alegrit mund të luajë edhe me katër sulmues, nëse gjen ekuilibrin e duhur”. Për numrin 10 që kërkojnë bardhezinjtë, Trap jep një këshillë: “Pa ngurim duhet të marrin Gotze, sepse është në gjendje të luajë në çdo rol në sulm”.

ibrDuke kaluar te Milani, Trapatoni nuk është kundër rikthimit të Zlatan Ibrahimoviç: “Nuk i frikësohem faktit që mund jetë në perëndim të karrierës. Zlatan është një kampion, sidomos në mendje dhe personalitet. Ka një karakter disi të veçantë, por i takon trajnerit të punojë në këtë drejtim”. Ndërkohë që kundërshton kategorikisht afrimin e Alesio Romanjolit: “Një mbrojtës duhet, por nëse kushton sa gjysma e Milanit, atëherë më mirë jo”. Edhe Interi ka shpenzuar një shifër të lartë për të siguruar Kondogbian: “Sa mirë që Mançini ka gjetur një president që dëshiron të shpenzojë. Ndonëse duket se i ka kërkuar rezultate të menjëhershme dhe kjo e vendos pak në presion”, ka mbyllur Trap.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.