Trashi beson te kualifikimi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

trashiLorenc Trashi ka folur për faqen zyrtare të Partizanit duke u shprehur se besojnë maksimalisht te kualifikimi në raundin tjetër të Champions League.

“Në letër kundërshtari konsiderohet favorit , por përballja e parë tregoj se shanset për ta fituar takimin në “Elbasan Arena” ndaj Ferencvaros i kishim reale, nëse ia arrinim t’i konkretizonim do të shkonim më të qetë në trasfertën e Budapest. Gjithsesi ne besojmë në një rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit pasi tashmë e njohim edhe më mirë kundërshtarin, dhe do të mundohemi të shfrytëzojmë në maksimum pikat e dobta të hungarezëve. Në futboll çdo gjë është e mundur , ne do të bëjmë lojën tonë. Partizani i ka të gjitha mundësitë për tu kualifikuar dhe shanset për të kaluar në raundin e tretë janë 50-50. Sulmuesit e mbërritur së fundmi Ekuban dhe Volas kanë vetëm pak kohë me skuadrën gjithsesi shpresoj që ata të japin kontributin e tyre në ndeshjen që do të luajmë në Budapest. Skuadra po gëzon një formë optimale fizike dhe kjo na jep edhe më shumë besim për të synuar kualifikimin në raundin e tretë të Champions League”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.