Trashi: Dominuam ndeshjen, do luajmë në “Selman Stërmasi”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

lorenc-trashiLorenc Trashi, mesfushori i Partizanit, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Alban Xhihani, u shpreh se vështirësia për të shënuar vjen nga fakti se ekipet mbrohen mirë.

Dje luanim me skemë tjetër. Ishte një ndeshje tjetër. Mendoj se 20 minutat e para dje na vuri në vështirësi Tirana, pastaj ne dolëm në lojën tonë. E dominuam me rastet tona”.

“Pse nuk shënohet? Ekipet mbrohen mirë. Nuk duan të humbin. Kjo është arsyeja”.

“Starova do të aplikojë një tjetër skemë sulmuese dhe besoj se do bëjmë më mirë”.

“Pozicioni im? Përveç golave, nuk kam ndryshim tjetër nga vjet. Profesor Starova më ka dhënë detyra të caktuara dhe nuk është e lehtë të përshtatesh”.

“Ku luhet Partizani-Kukësi? Na pyetën nëse duam të luajmë në “Selman Stërmasi” dhe ne nuk jemi kundër. Këtë duhet ta kuptojnë tifozët që duhet ta mbushin stadiumin në çdo ndeshje”.

“Ku dua të luaj? Mundohem të përshtatem kudo, të bëj detyrën sa më mirë. Besoj se e kam shpërblyer besimin e dhënë. Nuk kam ndonjë pozicion të preferuar”.

“Komunikimi me anësorin Barushi? Më tha që largohu nga topi, thua se kush do ta gjuante faullin. Ndoshta do e gjuante Jemini”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.