Trashi, futbollisti i muajit nga shoqata “Sporti na Bashkon”

0
SHPËRNDAJE

Lorenc Trashi është futbollisti i muajit tetor dhënë nga Shoqata “Sporti na Bashkon”. Ky trofe u dorëzua në emisionin “Fair Play”, të gazetares Enkeleida Zeko.

Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi, ka folur në lidhje me rivalët më të fortë që Partizani ka këtë sezon.

Lojtari i të kuqve u shpreh se ata i frikësohen më tepër Kukësit në luftën për titull, duke parë skuadrën që kanë verilindorët.

Ja fjalët e Trashit: “Për mendimin tim Kukësi ka një nga mbrojtjet më të forta në kampionat, teksa tek kjo gjë bazohem edhe nga ndeshja që kemi luajtur kundër tyre. Ka me të vërtetë një ekip të mirë dhe që e njohin njëri-tjetrin. Ata janë nga pretendentët më të fortë për titullin kampion, gjithashtu edhe një nga rivalët më të fortë për skuadrën tonë në luftë për titull”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.