Trashi: Jam ndier shumë mirë si mbrojtës i majtë, jemi në rrugën e duhur për titullin

0
SHPËRNDAJE
loading...

Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi, pas ndeshjes me Skënderbeun, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Gjergji Xharo, u shpreh se ai është ndjerë shumë mirë si mbrojtës i majtë, ndërsa theksoi se të kuqtë janë rrugën e duhur për titullin kampion.

“Jam ndier shumë mirë si mbrojtës i majtë, duke parë që ndeshje ishte shumë e fortë. Si mesfushor nuk u ndjeva shumë mirë. Duke parë që jemi në rrugën e duhur për titullin, sot shkuam edhe më afër. Kemi krijuar shumë besim te njëri tjetri. Flasim çdo ditë në që të jemi më të afërt me njëri-tjetrin. Jo gjithmonë kur fiton ke bërë lojëra të bukura. Në fund është e rëndësishmja fitore. Nuk pyet kush si ke luajtur po a fitove.

Jemi vetëm ne me Kukësin por pa e përjashtuar Skënderbeun. Ne kishim pak presion dhe nuk duhej të gabonim. Bëmë gjënë më të mirë që fituam sot, trepikësh shumë i rëndësishëm. Tërheqja në pjesën e dytë erdhi nga frika për të ruajtur rezultatin”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.