Trashi: Nuk falim askënd, luajm vetëm për fitore

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi flet për ndeshjen e rradhës kundër Tërbunit. Ai shprehet se ekipini të kuqve vlerësn çdo kundështar, por se
luan në çdo fushë për fitore:

“Transferta e Tërbunit duhet vlerësuar maksimalisht nga ana jonë duke parë dhe lojën e mirë që ka zhvilluar ekipi kundërshtarë në këtë fillim kampionati. Në këtë përballje na kërkohet të japim 100% tonë për të siguruar pikët maksimale dhe të vazhdojmë të mbetemi në luftën për titull. Eshtë ende herët për të dhënë një opinion për rivalët direkt në garën për Titullin Kampion. Përqëndrimi ynë duhet të jetë në çdo përballje pa marr parasysh kë kundërshtar do të kemi përballë.”

“Është e vërtetë se me përjashtim të sfidës me Kukësin në takimet e tjera kemi pësuar gol, por më kryesorja është që kemi arritur të përmbysim rezultatin në favorin tonë, çka tregon potencialitet dhe stabilitet të ekipit.
Kemi zhvilluar lojra të mira dhe dua të hedh posht aludimet në media për një favorizim tonin nga ana e gjykimeve. 11 metërshat e dhënë kanë rezultuar të saktë dhe aspak të kontestueshme pasi pamjet flasin qartë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.