Tre fitore fotokopje (video)

0
SHPËRNDAJE

U zhvilluan tre ndeshje në kuadër të javës së 21-të në Raiffeisen Superligë. Në të tre këto sfida, fitores iu gëzuan skuadrat vendase dhe atë me rezultat identik, 1:0.

Skuadra kampione në fuqi, Ferronikeli e ka mposhtur Vushtrrinë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Mendurim Hoti, me gjuajtje me kokë pas harkimit të Mevlan Zekës, në minutën e 53-të. Dy minuta më herët Ferronikeli pati mundësi të shënojë por Mark Milicaj dështoi nga penalltia.

Një fitore shumë të rendësishme në garën për mbijetesë ka realizuar Istogu, duke e mposhtur Besën, në stadiumin “Demush Mavraj”, me golin e realizuar nga Arbër Hoxha, me gjuajtje nga 20 metra.

Ndërkohë, një gol është shënuar edhe në stadiumin “Bajram Aliu”, në Skenderaj, ku Drenica e ka mundur Prishtinën. Golin e tre pikëve të mëdha për vendasit e ka shënuar Granit Arifaj, në minutën e 56-të. Do theksuar se Prishtina që nga minuta e 69-të luajti me një lojtar më pak, pasi me karton të kuq u përjashtuar Shend Kelmendi/FFK
.
Raiffeisen Superliga, Java e 21-të:
E shtunë, 19.03.2016
Feronikeli – Vushtrria 1-0
Drenica – Prishtina 1-0
Istogu -Besa 1-0
.
Liga e Parë, Java e 18-të
E shtunë, 19.03.2016
KEK-u – Ballkani 2-0
Kosova (P) – 2 Korriku 1-0

S'KA KOMENTE

Comments are closed.