Tre levizje në një ditë, kuqezinjtë “e vegjël” me skuadra të reja

0
SHPËRNDAJE

Muaji gusht është i nxehtë edhe për sa i përket lëvizjeve që bëjnë futbollistët sa nga një klub në tjetrin. Kësaj nuk po i shpëtojnë as futbollistët e rinj shqiptarë, pjesëtarë të ekipeve kombëtare të moshave si Entonjo Elezaj, Paolo Sokoli dhe Faton Ademi të cilët kanë ndërruar klube në të njëjtin moment.

Portieri 19 vjeçar Entonjo Elezaj ka lënë Pro Vercellin e serisë B të Italisë duke kaluar në ligën e parë malteze në formë huazimi njëvjeçar, te ekipi Sliema Wanderers, ekip mesatar ky por që po përforcohet duke synuar kupat e Europës për vitin e ardhshëm. Mediat sportive në Maltë i kanë bërë goxha jehonë kësaj lëvizje pasi Elezaj ka qënë më parë edhe te ekipet zinxhir të Juventus.

10479197_906998602646813_8027443368863181962_o
Entonjo Elezaj – Pro Vercelli, Itali
Paulo SOKOLI
Paulo Sokoli – Genoa, Itali

Futbollisti 20 vjeçar Paulo Sokoli, që në edicionin 2013-14 bënte pjesë edhe në ekipin e parë të Genoa-s në serinë A të Italisë, tashmë do të luajë te Monza në Lega Pro (kategoria e tretë) italiane. Vitin e kaluar Sokoli u huazua nga Genoa te Barletta në Lega Pro por për mbrojtësin shqiptar nuk pati më hapësira te ekipi i elitës italiane duke kaluar te Monza.

Faton Ademi është një sulmues nga Prishtina, anëtar i Kombëtares shqiptare, madje ka shënuar 2 gola në 5 ndeshje për U-19. Deri më tani ka luajtur për ekipin e dytë të Nurenberg në Gjermani ndërsa tani sapo nënshkroi kontratën e tij të parë me një ekip profesionist, me Lokomotiv Leipzig të Oberliga-Sud në Gjermani.

1b879f978b
Faton Ademi – Nurnberg, Gjermani

 

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.