Tre të rinj shqiptarë kalojnë në Kroaci

0
SHPËRNDAJE

Sportpress.al raporton se edhe tre talentë shqiptarë transferohen jashtë vendit. Ata janë binjakët Gentian dhe Hasan Sinani që kalojnë te Rijeka në Kroaci dhe Ardit Deliu që kalon te ekipi U-19 i Rnk Split po në Kroaci.

Gentian dhe Hasan Sinani janë 18 vjeçarë që aktivizoheshin për Laçin U-19, ndërsa mesfushori Ardit Deliu është 17 vjeç dhe ka debutuar vjet te ekipi i parë i Besës së Kavajës.

Për minuta90.com Deliu është shprehur i kënaqur për transferimin dhe ka konfirmuar kalimin te ekipi i të rinjve U-19 të Rnk Split, klubin në të cilin luan Amir Rrahmani dhe ku ka luajtur Sokol Çikalleshi që mësohet se është bërë në njëfarë mënyre ndërmjetës për këto transferime.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.