Trepça ’89 fiton dhe mbetet në garë për titull

0
SHPËRNDAJE

imageKosovë/ Trepça ’89 ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3 me 1 për të mbetur në garë për titullin e Superligës. Adeleke Akinyemi hapi serinë e golave në minutën e 40 ndërsa Mergim Pefqeli tre minuta më vonë realizoi golin e dytë për klubin mitrovicas. Në minutën e 51-të Akinyemi realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Trepçën ’89. Golin e nderit për Gjilanin e realizoi Alban Rexhepi. Me këtë fitore mitrovicasit tubojnë 42 pikë, tre më pak se Hajvalia në pozitën e dytë. Gjilani mbetet në pozitën e pestë me 39 pikë. /Koha

S'KA KOMENTE

Comments are closed.