Trepça ’89 kërkon falje për “turpin”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trepça ’89 i ka falënderuar të gjithë ata që i përkrahën në këto ditë rreth organizimit të ndeshjes me Vikingurin, raporton minuta90.com.

Ndërkohë, “Xehetarët” thonë se nuk janë aspak të kënaqur me rezultatin (1:4), i cili i eliminoi nga Championsi edhe pse ishin favoritë në duel me ekipin nga Ishujt Faro.

Mesazhi i Plotë
Qytetar dhe Sportadëshës

Kosovar e Mitrovicas

Na lejoni sëpari t’Ju Falenderojm për përkrahjen

I Falenderohemi të gjithë atyre të cilët kanë qenë të angazhuar rrethë organizimit të ndeshjes si:

Policia e Kosovës,Njësisë së zjarrëfiksave, Kompanisë së Sigurimit, FFK-së,

Emergjencës së Qytetit, Spitalit Amerikan KEDS-it, Ujësjellësit, Posttelekomit, Mediave të Shkruara dhe Elektronike

Sa i përket organizimit dhe mbarëvajtjës gjëthqka ka qenë e përkryer, kurse për TURPIN ne asnjëherë nuk do ta ja falim Vetvetës

Juve të Nderuar, të Respektuar Qytetar e Sportëdashës nga thellësia e zemrës Ju kërkojm falje

Me Respekt

Kryesia e KF TREPÇA’89 FC”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.