Trepça ’89 rimerr kryesimin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

trepca89-feronikeli4U zhvilluan tri ndeshje në kuadër të javës së 16-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Trepça’89 ka shënuar fitore para tifozëve të vet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, duke e mposhtur Ferizajn, me rezultat 4:1. Kjo fitore ia ka mundësuar Trepçës’89 rikthimin në pozitën e parë në renditje, me 36 pikë, dy më shumë se Prishtina. Skuadra e Ferizajt rezistoi mjaft mirë në 45 minutat e para, por në pjesën e dytë Trepça’89 u tregua shumë efikase, duke shënuar katër gola nëpërmjet Fiton Hajdarit (62’), Oto John (68’, 73’) dhe Florent Hasanit (90’+), derisa golin e nderit për ferizajasit e shënoi Shkumbim Salihu (90’+). Ndërkohë, fitore shumë të rëndësishme si mysafire ka shënuar skuadra tjetër mitrovicase, Trepça, e cila e ka mposhtur Besën, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, me rezultat 2:1. Të parët në epërsi kaluan pejanët me golin e shënuar nga Diar Miftaraj nga penalltia, në minutën e 78-të. Mirëpo, vetëm katër minuta më pas mysafirët barazuan me golin e Arben Mustafës, derisa golin e fitores për Trepçën e realizoi Veton Shabani, me golin e shënuar nga penalltia, në minutën e 87-të, pasi paraprakisht Genis Kastrati luajti me dorë brenda zonës. Ndërkaq, ndeshja në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ndërmjet Lirisë dhe Llapit ka përfunduar pa fitues dhe pa gola (0:0)/ffk-kosova

Vala Superliga – Java e 16-të (e parafundit)
E premte, 25.11.2016
Feronikeli – Drenica 1-0

E shtunë. 26.11.2106
Gjilani – Prishtina 1-0
Hajvalia – Drita 0-1

E diel, 27.11.2016
Besa – Trepça 1-2
Liria – Llapi 0-0
Trepça ’89 – Ferizaj 4-1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.