Treshe sllovake për miqësoren ndaj Austrisë

0
SHPËRNDAJE

EL-Kruzliak-vo-stvrtok-povedie-duel-Panathinaikos-Gabala

Do të jetë një treshe sllovake për të gjykuar miqësoren e 26 marsit në Vjenë mes Austrisë dhe Shqipërisë.

Ky takim miqësor pritet tu shërbej të dy skuadrave në përgatitjet për France 2016 dhe për të dyja kombëtaret janë miqësoret e para të këtij viti.

Do të jetë Ivan Kružliak kryesori që do të gjykojë këtë takim dhe ndihmësat e tij do të jenë Tomas Mokos dhe Ondrej Brendza. Këtë sezon ai ka drejtuar ndër të tjera, më 4 gusht 2015, ndeshjen kualifikuese të “Champions League”, Ajax Amsterdam – Rapid Wien (2-3) dhe atë të fazës së grupeve të “Europa League”, Basel- Fiorentina (2-2), më 26 nëntor 2015.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.