Treshja e mrekulleshme e Zagrebit (video)

0
SHPËRNDAJE

Dita e enjte ishte e rëndësishme për tifozët shqiptarë pasi në Europa League luanin dy ekipe, Teuta dhe Kukësi dhe vëmendja kryesisht ishte aty. Por për fanatikët e futbollit shqiptar, kjo ditë ishte me interes pasi pati edhe lojtarë të tjerë shqiptarë që zbritën në fushë, nga ata që u shërbejnë ekipeve të huaja e që ne jemi mësuar ti quajmë legjionarë.

Dhe nga ata që luajtën ra në sy padyshim treshja shqiptare e Lokomotivës se Zagrebit, Grezda-Prenga-Cekici, të cilët me një paraqitje fantastike i siguruan ekipit kroat një kua-lifikim të kollajtë pas një fitore 4-1 ndaj modestëve të Santa Coloma të Andorrës.

Dy pasime që u kthyen në gola nga Grezda dhe një penallti e shënuar nga Prenga (pati shënuar edhe në ndeshjen e parë), mund ti shijoni në videon më poshtë:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.