Treshja Veliu-Vucaj-Arbri fitojnë gjyqin përballë Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Ka marrë fund çështja e tre lojtarëve të Flamurtarit, Veliu, Vucaj dhe Arbri. Të tre lojtarët e kishin dërguar çështjen e tyre në DZHK, dhe vetëm sot kanë arritur të marrin përgjigje mbi seancën gjyqësore. Pas përfundimit të proçedurave, të tre lojtarët kanë fituar çështjen e tyre përballë ekipit të Flamurtarit, dhe tashmë janë lojtarë të lirë. Veç kësaj, klubi vlonjat do t’i shlyejë ish-lojtarëve të saj tashmë edhe pagat e prapambetura të cilët lojtarët pretendojnë se nuk i kanë marrë.
image
Pas këtij vendimi tashmë lojtarët e kanë rrugën e hapur për t’u transferuar tek ekipet e tjera. Mesfushori Erjon Vucaj me shumë mundësi, do të transferohet tek ekipi i Tiranës. Palët kanë arritur akordin, dhe kanë pritur vetëm këtë vendim të Dhomës së Zgjidhjeve të Konflikteve. Mesfushori shkodran do të vishet bardheblu për sezonin e ri. Teksa Vucaj nuk ka humbur kohë për ekipin e ri, mbrojtësat Veliu dhe Arbri ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e tyre pavarësisht se ofertat nuk kanë munguar. Gjithsesi këto lajme vijnë nga burime pranë lojtarëve, dhe ende nuk janë vërtetuar zyrtarisht.
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.