Tri pikë me vuajtje ndaj Luftëtarit, por Kukësi ruan kreun

0
SHPËRNDAJE

Kukësi nuk gabon dhe hedh një tjetër hap drejt titullit kampion. Në javën e 27-të, verilindorët mposhtën 3-2 Luftëtarin në një ndeshje të luftuar dhe me plot emocione.

Tridhjetë minutat e para ishin të flakta dhe u kurorëzuan me katër gola. Ylli Shameti kaloi përpara të zotët e shtëpisë, por Eri Lamçja riktheu menjëherë baraspeshën. Ndërkohë që një autogol i mbrojtësit Edy-Nicolas Boyom dhe goli i sulmuesit Pero Pejiç e dërguan Kukësin në epërsi të dyfishtë. Miqtë nga Gjirokastra rihapën lojën me qendërmbrojtësin Orjand Beqiri dhjetë minuta para fundit, por nuk mjaftoi për të shmangur disfatën.

Me këtë tripikësh kuksianët e sigurojnë edhe për këtë javë kreun dhe e kalojnë presionin te Partizani dhe Skënderbeu, dy rivalët për titull që ndeshen pas pak. Ndërkohë që Luftëtari mbetet në pozitën e katërt, por me vetëm një pikë epërsi ndaj Vllaznisë. /minuta90.com/

Kukësi-Luftëtari 3-2

Golat: Shameti 4’, Boyom (aut) 21’, Pejiç 30’ / Lamçja 9’, Beqiri 80’

Kukësi (4-4-2): Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami (Dvornekoviç 70’), Carioca, Lena, Musolli, Cale (Guri 83’), Emini (Lushtaku 66’), Pejiç (në dispozicion: Koçi, Memini, Greca, Rangel) Tr: Ernest Gjoka

Luftëtari (4-2-3-1): Ruçi, Liçaj (Topi 46’), Boyom, Beqiri, Rapa, Aleksi (Rapo 59’), Mutumane, Abazaj, Rroca, Lamçja (Bengui 68’), Reginaldo (në dispozicion: Miraka, Puçi, Brahimaj, Zogaj) Tr: Mladen Milinkoviç

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Rejdi Avdo, Astrit Mahmuti, Blerim Ziri

Kartonë të verdhë: Cale 44’, Hallaçi 84’, Shameti 89’ / Bengui 84’, Reginaldo 86’, Boyom 88’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.