Triumfon Apolonia, mund Pogradecin 1-0

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15392976_1892520074309261_2479341722872202439_o

U luajt sot ndeshja e fundit e javës së 12-të në Kategorinë e Parë, pasi në Pogradec zbritën në fushë Pogradeci dhe Apolonia. Duke parë renditjen, ishte një ndeshje shumë delikate në garën për mbijetesë, sepse të dyja palët kanë zhgënjyer këtë sezon.

Në fund, triumfoi Apolonia, që përfitoi më së miri nga gafat e portierit vendas Daniel Lamellari. Ky i fundit bëri gjithçka gabim, pasi në minutën e 39-të doli shumë keq nga zona dhe nuk arriti të kontrollonte një kros të lehtë, duke lejuar mbrojtësin mik Kaçiku të shënonte me portën bosh.

Pak minuta më pas, ndoshta i nervozuar nga gabimi që bëri, Lamellari goditi me shkelm Uzunin, pa qenë aspak e nevojshme të përplasej me sulmuesin fierak, ndaj kartoni i kuq ishte mëse i merituar, por edhe penalltia për Apoloninë. Në vendin e tij, u fut portieri rezervë Mali, i cili në minutat shtesë të pjesës së parë i priti penalltinë Uzunit, duke mbajtur në lojë Pogradecin.

Në pjesën e dytë ishte një Pogradec shumë sulmues dhe spikati sulmuesi Bangoura, mjaft i shpejtë e teknik, por goli nuk erdhi, edhe për shkak të formës së shkëlqyer të portierit fierak Çako. Fundi ishte kaotik, me Dimon që goditi shtyllën i vetëm me portierin e Pogradecit, ndërsa polemikat ishin të shumta për vonesat e lojës nga lojtarët e Apolonisë.

Një gjë të tillë bëri gjatë zëvendësimit edhe mbrojtësi Mehmeti, i cili u ndëshkua me karton të verdhë duke lënë fushën e lojës, por e kishte një karton të verdhë nga pjesa e parë, ç’ka do të thotë se ndërkombëtari më i ri Andi Koçi ka gabuar rëndë. /minuta90.com/

Pogradeci-Apolonia 0-1

Goli: Kaçiku 39’

Pogradeci: Lamellari, Çerepi (Mali 45’), Kllogjeri, Pere, Pura, Hysenllari, Jahaj, Shkulaku, Shyti, Liçkollari, Bangoura (në dispozicion: Conte, Yzellari, Çela, Zeqollari, Hidri, Berberi) Tr: Festim Fetollari

Apolonia: Çako, Zeqaj, Kaçiku, Mehmeti (Sota 88’), Braka, Dimo, Broshka, Hysenshahaj, Rafeski (Kondakçiu 61’), Uzuni, Krasniqi (Andoni 66’) (në dispozicion: Çepele, Ferro, Ibrahimov, Berisha) Tr: Elidon Demiri

Gjyqtarë: Andi Koçi

Kartonë të verdhë: Shkulaku 31’, Hysenllari 88’, Shyti 90’, Pere 90’+4/ Mehmeti 16’, 88’

Kartonë të kuq: Lamellari 44’/ Mehmeti 88’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.