Troisi : Gjithçka është e hapur

0
SHPËRNDAJE

troisi

Trajneri brazilian i Kukësit Marcelo Troisi u shpreh i zhgënjyer në përfundim të ndeshjes me malazezët : ”Prodhuam volum loje por pak raste të pastra për të shënuar. U përpoqa që të ndryshoja disa gjëra gjatë takimit por zëvëndësimet nuk funksionuan ashtu siç prisja. Kundërshtari ynë u përpoq vetëm të mbrohej dhe për fatin tonë të keq arritën të shënonin në të vetmin gabim që ne bëmë. “

Pavarësisht rezultatit zhgënjyes Troisi u shpreh optimist për ndeshjen e kthimit : “ Gjithçka është ende e hapur dhe ne kemi mundësinë të fitojmë në Mal të Zi. Do të luftojmë deri në fund sepse nuk ka mbaruar dhe do tentojmë me çdo kusht kualifikimin.”

Trajneri i Kukësit u pyet edhe mbi paraqitjen zhgënjyese të brazilianëve : “ Ata janë lojtarë të mirë por kanë nevojë për kohë që të ambjentohen, të mos harrojmë që është vetëm ndeshja e tretë që luajnë së bashku. Përgjegjësia për formacionin është e gjitha e imja, lojtarët nuk kanë asnjë faj.” – u shpreh tekniku.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.