Tronditet bota e tenisit, Sharapova pozitive për doping

0
SHPËRNDAJE

9cbc5a46a973767a4e80cdc3fdba897a
Sharapova

Tenistja e famshme që për shumë kohë ka qenë edhe numri një në botë, rusja Maria Sharapova nuk e ka kaluar testin e drogës të bërë gjatë Australian Open. Një lajm trondites ky padyshim jo vetëm për ndjekësit e shumtë të sportit të tenisit por edhe të gjithë sportdashësve në përgjithësi, një njollë e papritur në atë që duhej të ishte një nga sportet më të pastra në botë.

“Nuk e kalova testin dhe marr përgjegjësi të plotë për këtë,” – u shpreh 28 vjeçarja fituese e pesë Grand Slam-ëve që është pezulluar pa afat. “Për dhjetë vite me radhë kam marrë mildronatë nga doktori im ndërsa pak ditë më parë mora një letër nga ITF (Federata Botërore e Tenisit) që thoshte se ky ilaç ka edhe një emër tjetër dhe hyn në listat e substancave të ndaluara.”

“Shpresojmë që ITF të mos marrë masa ekstreme,” – tha avokati i Sharapovës ndonëse ka fjalë në qarkullim se kjo ngjarje do të jetë edhe fundi i karrierës brilante të tenistes, por ish trajneri i saj, Jeff Tarango, mbetet optimist dhe nuk pret një dënim më të gjatë se dy vjet përjashtim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.