Tronditet futbolli në Itali, dyshime për disa ndeshje në serie A

0
SHPËRNDAJE

Përfundimisht në Itali nuk “nxënë mend” nga e kaluara teksa plot pesë ndeshje të serisë A dhe 11 të Lega Pro do të hetohen si të dyshimta. Të pesta ndeshjet kanë të bëjnë me Fro-sinonen (Fro.-Milan 2-4, Fro.-Napoli 1-5, Genoa-Fro. 4-0, Verona-Fro. 1-2, Napoli-Fro. 4-0).

Ndeshjet e kategorisë Lega Pro përfshijnë kryesisht ndeshje të Modenas por edhe Catania. La Repubblica hedh dritë mbi lëvizje të dyshimta parash dhe koeficientësh gjatë basteve të këtyre ndeshjeve të cilat do të hetohen shumë shpejt.

Vetëm pak ditë më parë, lojtari i grumbulluar nga Kombëtarja Italiane, Armando Izzo, u akuzua për marrje të një kartoni të kuq me dashje për arsye bastesh.

Screenshot_2-2

S'KA KOMENTE

Comments are closed.