Tronditet Tirana, dëmtohet rëndë Muzaka

0
SHPËRNDAJE

Muzaka duke lënë fushën e lojës
Muzaka duke lënë fushën e lojës

Superiorja/ Teksa kanë mbetur edhe 6 javë deri në fund të sezonit, skuadra e Tiranës ka marrë një goditje të rëndë. Gjergji Muzaka ka pësuar një frakturë në shpatull gjatë ndeshjes me Bylisin. Mesfushori është larguar nga fusha e lojës pa përfunduar pjesa e parë dhe kontrolli i kryer mbremë në kryeqytet ka rezultuar aspak pozitiv për të. Klavikula e shpatullës ka pësuar një frakturë të rëndë dhe për pasojë mesfushorit i duhet të qendrojë për të paktën dy javë jashtë fushave të blerta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.