Turbina fiton “derbin” ndaj Shkumbinit

0
SHPËRNDAJE

Foto përpara ndeshjes
Foto përpara ndeshjes
Kategoria e Parë/ Pas rikthimit në Kategorinë e Parë pas disa sezonesh, tek ekipi i Turbinës së Cerrikut është kthyer edhe vëmëndja e Bashkisë Cerrik dhe e presidentit Gjoka. Ditën e sotme ekipi cerrikas mposhti në ndeshje miqësore ekipin e Shkumbinit të Peqinit në një ndeshje “derbi” të Prefekturës së Elbasanit. Ndeshja e luajtur në “Nexhip Trungu” përfundoi me rezultatin 2-1 ne favor të vëndasve. Golat për ekipin e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi u shënuan nga nigeriani Gabriel në minutën e 35′, dhe braziliani Ailton në minutën e 79′. Goli i vetëm për ekipin e Shkumbinit u shënua nga mbrojtësi Eneo Sulkja në minutën e 76′. Të dyja ekipet do të luajnë në Kategorinë e Parë këtë sezon në grupin B të jugut.
Drejtuesit dhe presidentët e ekipeve
Drejtuesit dhe presidentët e ekipeve

S'KA KOMENTE

Comments are closed.