Turbina mund Prishtinën

0
SHPËRNDAJE

Ter-Prishtina-1-0-29janar2016Miqësore kontrolluese:

Turbina – Prishtina 1:0
Golashënues: Tahirllari 35’

Prishtina (4-3-3): Alban Muqiqi (Granit Kolshi – 46’) – Përparim Islami (Donat Hasani – 81’), Millosh Miloviç, Liridon Kukaj, Liridon Ahmeti (Gentrit Dumani – 46’) – Driton Krasniqi /c/ (Atdhe Grajqevci – 67’), Petrit Osmani (Qemail Elshani – 46’), Taulant Dajaku – Gentrit Begolli (Armend Thaqi – 50’), Dren Gashi (Ardi Basha – 72’), Durim Gashi. Kryetrajner: Sami Sermaxhaj.

Prishtina ka pësuar humbjen e dytë gjatë përgatitjeve në Durrës. Stërvitje e mirë, por lojë e dobët. Kështu mund të përshkruajmë duelin kontrollues me Turbinën nga Cërriku që megjithëse ndodhet në fund të tabelës së Kategorisë së parë u shfaq e fortë dhe me disa individë të dalluar, ndërsa Prishtina përkundrazi, çuditërisht nervoze, pa shumë ide dhe pa qetësinë e duhur.

Megjithë lojën e dobët, Prishtina krijoi disa raste, si dy gjuajtjet e rrezikshme të Dajakut, rasti i Dren Gashit dhe dy herë shtylla e qëlluar, nga Durim Gashi dhe Dren Gashi, i cili me këtë rast më mirë të asisonte.

Cërrikasit, patën një rast shumë të mirë, ndërsa shfrytëzuan edhe një gabim të radhës, kurse Tahirllari me shpejtësi depërtoi dhe mposhti portierin Muqiqi. Është goli i katërt nga këto dy ndeshje në përgatitje që pësojmë nga gabimet tona. Por, meritë e kësaj ishte edhe paraqitja e mirë e skuadrës cërrikase.

Duhet theksuar, se sot nuk u paraqit sulmuesi, Labinot Osmani, ishte paksa i lënduar dhe pushoi, ndërsa nuk u paraqitën as dy futbollistët e rinj, Laurit Behluli (U-15) e Leonat Vitija (U-17), shkak i grumbullimit në Kombëtaren Shqiptare.

Të hënën Prishtina ndeshet me Partizanin. Luhet në ora 12.00 në fushën e kompleksit sportiv “Internacional”, në Pezë./Avni Durmishi/KF Prishtina

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.