Turbina rikthen trajnerin Sinan Bardhi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15267913_1727400424249293_5499921585573799700_nSinan Bardhi emërohet trajneri i ri i ekipit të Turbinës. Pas dorëheqjes së teknikut Altin Rraklli, drejtuesit janë vendosur menjëherë në lëvizje duke gjetur trajnerin e ri të pankinës cërrikase.

Presidenti Gentian Gjoka ia ka besuar sërish këtë pozicion ish-teknikut të cërrikasve edicionin e shkuar. Trajneri Bardhi është prezantuar përpara klubit dhe gjithë skuadrës.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Bashkinë Cërrik ku merrnin pjesë presidenti Gentian Gjoka, kryebashkiaku Altin Toska, shefi i klubit Engjëll Belshi, si gjithë anëtarët e tjerë të stafit teknik dhe lojtarët, është bërë zyrtarisht prezantimi i teknikut Bardhi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.