Turneu futbollistik “Vllaznimi Cup 2016”

0
SHPËRNDAJE

13669277_929667427142542_8567712379405535469_o
Trajnerja më e mirë e turneut, Cume Lulaj

Përfundojnë finalet e moshave U-9, U-11 dhe U-13 në turneun “Vllaznimi Cup 2016”, tre ekipet e kryeqytetit, Dajti, FC Kinostudio dhe Internacional shpallen fituese.

Një trajnere femër triumfon në këtë turne me dy ekipe.

Për një javë rresht në Pezë – Helmës pranë impiantit më modern në kryeqytet, “Tirana Internacional”, janë zhvilluar ndeshjet për ekipet e moshave nga U-9, U-11 dhe U-13, ndeshje këto të vlefshme për turneun ndërkombëtar të futbollit “Vllaznimi Cup 2016”.

Ky ishte edicioni i 12-të, në të cilin morën pjesë 124 skuadra nga të gjitha trevat shqipfolëse në Ballkan dhe në Europë. Fillimisht janë luajtur ndeshjet për moshat U-9, U-11 dhe U-13.

Më poshtë po ju njohim me ekipet pjesmarrëse dhe finalet triangolare.

1. U-9: FC Kinostudio, Dajti, Spartaku, Marko, Kevitani dhe Internacional nga Tirana. Olimpiku Durrës, Veleshta (Maqedoni), Lugina e Preshevës (Swrbi), Pepa Elbasan, Lidhja e Prizrenit (Kosovë), Iliria Fushë-krujë, Karaormani (Strugë- Maqedoni).

Skuadrat u ndanë në tre grupe dhe zhvilluan ndeshje mes njëra tjetrës ku në finale dolën skuadrat fituese të grupeve, Dajti, Kinostudio dhe Olimpik Durrës. Skuadra e Dajtit që drejtohet nga trajnerja Cyme Lulaj, arriti të mposhtë në ndeshjen e parë finale Kinostudion 5-1 dhe në ndeshjen e dytë Olimpikun 3-1 duke u shpallur fituese e turneut.

2. U-11: Kinostudio, Dajti, Spartaku, Marko, Kevitani dhe Internacional nga Tirana, Lidhja e Prizrenit (Kosovë), Veleshta (Maqedoni), Lugina e Preshevës (Serbi), Iliria Fushë-krujë.

Skuadrat pjesmarrëse u ndanë në 3 grupe dhe u ndeshën mes tyre duke nxjerrë fituese të grupeve, FC Kinostudio, Dajti dhe Internacional. Skuadra e Kinostudios, që drejtohet nga Cyme Lulaj, arriti të triumfonte në ndeshjen e parë ndaj Dajtit 7-0 dhe në ndeshjen e dytë finale me Internacionalin 2-0, duke u bërë fituese e turneut.

3. U-13: Kinostudio, Dajti, Spartaku, Marko, Arena, Dinamo, Kevitani dhe Internacional nga Tirana, Lidhja e Prizrenit dhe Besa Pejë (Kosovë), Veleshta (Maqedoni), Presheva (Serbi), Iliria Fushë-krujë, Lushnja, Shkëndija (Tetovë-Maqedoni), Basel 2015 (Zvicër), Olimpiku Durrës, Pepa Elbasan, Baldushku (Tiranë).

Skuadrat e ndara në grupe u ndeshwn mes tyre dhe fitueset e 8 grupeve zhvilluan ndeshje me eliminim për ¼ dhe ½ . Ndërkohë në finale dolën skuadrat e Internacional Tirana dhe Shkëndija e Tetovës. Kjo ka qenë dhe finalja më e bukur, ku loja e rregullt përfundoi barazim 1-1 dhe me penallti shpallet fituese skuadra e Internacional Tirana duke realizuar të 5 penalltitë (5-4).

Përgatiti: Abdullah Dushku

S'KA KOMENTE

Comments are closed.