Turqi, Alban Meha jep asist për një serb (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

mehaRezulton vendimtar Alban Meha në ndeshjen e dytë të kampionatit turk që ka luajtur në radhët e Konyasporit. Mesfushori shqiptar ka dhënë asistin e golit, me të cilin skuadra e tij arriti të barazojë takimin përballë Kajserisporit. Ai ka ekzekutuar një goditje dënimi, duke shërbyer pikërisht për serbin Vukoviç, autor i golit në minutën e 39-të të pjesës së parë. Megjithëse rastet që kanë pasur të dyja skuadrat, shifrat 1-1 nuk kanë lëvizur deri në fund. Ky ishte barazimi i dytë radfhazi i fiksuar nga Konyaspor pas atij po 1-1 me Akhisar, një javë më parë. Skuadra e Mehës mban aktualisht vendin e 8-të me dy pikë në po aq ndeshje.

Shikoni asistin e Mehës dhe golin në minutën 1:55 të videos:

https://www.youtube.com/watch?v=hlcr64DbE3Q

S'KA KOMENTE

Comments are closed.