“Tuttomercato”: Napoli merr Hysajn, nëse s’arrin te Vrsajlko

0
SHPËRNDAJE
Loading...

I vetmi destionacion për Elseid Hysajn brenda për brenda Italisë duket se do të jetë Napoli. Për këtë është e bindur faqja “Tuttomercato”, që ka të dhëna se Napoli, nëse nuk arrin do të marrë Sime Vrsajlkon e Sasusolos (ka ndërhyrë edhe Juve) është gati për të mbyllur për mbrojtësin anësor shqiptar. Shkodrani, siç ka konfirmuar edhe vete klubi empolez, është i fundit element i çmueshëm që mund të sakrifikohet pas largimit të Valdifiorit.
hysajiNdërkaq, vetë Hysaj nuk ka qenë i pranishëm këto ditë në skuadrën e Empolit që ka nisur përgatitjet. Gjiithçka mësohet se ka ardhu si pasojë e faktit që gjendej me pushime në Shqipëri dhe si pasojë e mosgjetjes së një vendi bosh në fluturimet e kthimit, është dashur të shtyjë për sot rikthimin e tij në Itali. Dhe pasdite, përveç vizitave mjekësore, duhet të kryejë stërvitjen e parë nën drejtimin e teknikut të ri, Giampaolo. Në pritje të të rejave mbi të ardhmen e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.