U dëmtua nga Torassa, ja sa mungon Vangjeli

0
SHPËRNDAJE

14902699_1162716413766078_709842345771654424_o

Kristi Vangjeli ishte padyshim humbja më e madhe e Skënderbeut në ndeshjen ndaj Partizanit. Mbrojtësi korçar pësoi një dëmtim të rëndë në përplasjen me sulmuesin Agustin Torassa, teksa u detyrua të përfundojë në spital edhe pse u ndëshkua me karton të kuq.

Vangjeli pësoi një dëmtim në kokë, teska për të mësuar shkallën e dëmtimit udhëtoi drejt Greqisë për një mjekim më të specializuar në Selanik. Në një intervistë për ‘SuperSport’ mbrojtësi tregon edhe kohën që i duhet për rekuperimin:

“Gjatë përplasjes me sulmuesin Torassa, me gjurin e tij më ka shkaktuar një çarje jo dhe aq të madhe në pjesën e ballit, por problemi më i madh është se pjesa mbrapa kokës në qafë është tronditur jashtë mase, këto dy tre ditë kam pasur dhimbje të tmerrshme dhe për këtë arsye jam nisur drejt Selanikut për të mësuar diçka më shumë”.

“Shembja e qafës në krahun e majtë është një problem i madh që shkakton dhimbje dhe brenda javës apo 10 ditë nuk duhet të nxitohem të bëj stërvitje apo të vrapoj, duhet ta kuroj me terapi që të kem shërim të shpejtë, pasi nëse nuk bëj terapinë e duhur mund të më shkaktojë probleme në ndeshjen e ardhshme nga ndonjë goditje në kokë.”

“Doktori më tha që brenda 6-7 ditëve nuk duhet të lëviz fare dhe të mos bëj as vrapimin më të vogël, duke parë si do eci me terapinë pastaj do më thonë se si mund të reagoj më ushtrime apo me vrapim të lehtë”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.