U dënua për doping, Ademi kërkon pafajësinë me prova të reja

0
SHPËRNDAJE

Arijan Ademi dhe Dinamo e Zagrebit ende nuk kanë hequr dorë nga lufta me Uefa-n dhe në prag të takimit të Komitetit Disiplinor i cili do të shqyrtojë ankesën për pezullimin e katër viteve, e cila është planifikuar për në fund të muajit prill, ka patur zhvillime të reja në favor të lojtarit të shqiptaro maqedonas, shkruan Vecernji list.

Arijan Adem
Arijan Ademi

Unë nuk mund të flas shumë për këtë temë, por puna shtesë e kryer në një laborator të pavarur ka bërë që gjërat të jenë në favor të Ademit dhe shpresoj që ankesa të pranohet,” shprehet trajneri i Dinamo Zagreb, Zoran Mamic. Ai më tej shpjegon se ka mësuar nga burime të besueshme se ky laborator ka gjetur lidhjen me medikamentin që thuhet se Ademi përdori para se të dilte pozitiv për test dopingu.

Arijan Ademi
Arijan Ademi

Në laborator u konfirmua se doza dietetike megamin ishte ‘ndotur’ me stanozolol, gjë që është e papranueshme para se ajo të jetë konsumuar nga Ademi. Nëse ky informacion është i saktë dhe në qoftë se Komisioni disiplinor i UEFA-s pranon rezultatet e laboratorit, është e mundur që dënimi i Ademit të reduktohet, dhe në mënyrë ideale hiqet plotësisht. Nuk ka nevojë të prisni për përfundimet, vendimi do të bëhet i ditur më vonë këtë muaj”, kanë qenë fjalët e Zoran Mamic

S'KA KOMENTE

Comments are closed.