U godit barbarisht, Ilnica: “E bëri presidenti i Kastriotit”

0
SHPËRNDAJE

Pasi u godit nga disa persona, gazetari i Telesport, Eduard Ilnica ka treguar të gjithë ngjarjen se si ndodhi. Ai akuzon drejtuesit e skuadrës së Kastriotit për këtë gjë, dhe konkretisht me emër presidentin e krutanëve, Alban Voglin. Ja dëshmia e tij sipas i kontaktuar nga Panorama Sport.

Eduard Ilnica pasi mori mjekimin
Eduard Ilnica pasi mori mjekimin

 “Isha duke pirë kafe me disa miqtë e mi në afërsi të Zogut të Zi. Zakonisht mblidhemi aty në mbrëmje edhe me përfaqësues të klubit të Korabit. Pasi u largova nga lokali u drejtova për te automjeti im, por aty mu afruan disa persona dhe pa më thënë asgjë nisën të më godasin. Njëri ndër ta ishte edhe Alban Vogli, presidenti i Kastriotit. Nuk kam pasur asnjë konflikt me ndokënd dhe nuk e di pse ndodhi kjo. Gjithçka ia kam thënë edhe policisë”. Ndërkohë mësohet se presidenti i skuadrës së Kastriotit, Alban Vogli është shoqëruar për në polici.

/Panorama Sport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.