U21, Alban Bushi: short i vështirë por do tentojmë të bëjmë suprizën

0
SHPËRNDAJE


U21/ U hodh shorti për kualifikueset e UEFA U21 Championship, ku Shqipëria do të marrë pjesë në grupin 2.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do ketë mundësinë të përballet me një ekip me “yje” si Spanja, ndërkohë që në grup janë edhe ekipe si Sllovakia e Islanda, për të kaluar më pas tek Estonia dhe Irlanda e Veriut.

Grupi 2: Spanjë, Sllovaki, Islandë, Shqipëri, Estoni, Irlandë e Veriut

Në lidhje me shortin ka folur edhe vetë trajneri Bushi, që për sajtin e federatës ka deklaruar: “Është një grup relativisht i vështirë, sepse janë skuadra të një niveli të lartë dhe sigurisht këtu është edhe vështirësia e mosnjohjes reale të nivelit të çdo kundërshtari, të paktën për momentin. Quhet grup i vështirë, por do të thosha, mbase i lehtë pas përfundimit. Shpresoj shumë të na qëllojë si me Serbinë e Portugalinë, kur kishim kualifikueset “Francës 2016”. Të mërzitur në short, por të kënaqur në fund, dhe kështu mendoj dhe besoj edhe unë. Do përgatitemi për shumë beteja, dhe kam bindjen që do të bëjmë një grup ndeshjesh realisht shumë dinjitoze. Pse jo, do guxojmë të kërkojmë maksimalen, edhe në këtë grup të vështirë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.