U21 / Bushi kërkon të veshë kuq e zi dy talente

0
SHPËRNDAJE


Ka marrë detyrën e re si trajneri i Shqipërisë së 21-vjeçarëve por ende nuk ka debutuar në pankinë. Alban Bushi ka nisur vrullshëm punën për rindërtimin e skuadrës që deri pak muaj më parë drejtohej nga Redi Jupi.

Alban Bushi ka pikasur dy talente të rinj me të cilët është në tratativa dhe gjasat janë që të vishen kuqezi shumë shpejt. Bëhet fjalë për Taulant Seferin, futbollistin që luan tek Young Boys. 20-vjeçari nga Kumanova luan në rolin e mesfushorit të krahut me tipare sulmuese.

Veç tij, në listën e dëshirave kuqezi të Bushit është dhe Berad Ferri. 18-vjeçari ka shprehur se ka prioritet Suedinë e nëse nuk merr një ftesë nga Federata suedeze do të vishet kuqezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.