U21 në garë për vendin e dytë

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja Shpresa është në ethet e kualifikueseve. Kuqezinjtë 21 – vjeçarë do të luajë dy ndeshje në shtëpi me Greqinë më 24 Mars dhe Hungarinë katër ditë më vonë.

Sfida e parë me përfaqësueses hungareze përfundoi në barazim, ndërsa me atë greke luhet për herë të parë në eliminatoret e Euro 2017. Përfaqësuesja e drejtuar nga Redi Jupi ndodhen në vendin e dytë në grup dhe këto takime janë tepër të rëndësishme.

Në grup janë disa lojtarë, të cilët janë titullarë me ekipet e tyre dhe po kalojnë një formë të mirë.

Njëri prej tyre mbrojtësi Herdi Prenga realizoi gol të dielën duke i dhënë barazimin 1 – 1 me RNK Split skuadrës së Lokomotiva Zagreb.

Përballjet janë tepër të rëndësishme pasi duhet mbajtur vendi i dytë që të kualifikon në fazën play off. Disa prej të grumbulluarve të Redi Jupit pritet që në të ardhmen t’i bashkohen Kombëtares së madhe të drejtuar nga Gianni De Biasi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.