U21 Shqiperi-Portugali 1-6/ U luajt futboll apo tenis?

0
SHPËRNDAJE

shqiPorSi të mos mjaftonte pabesia e mbrëmeshme në ndeshjen e skuadrave të mëdha, edhe në sfidën e Shpresave marrim një shuplakë të fortë prej Portugalisë. Kuqezinjtë U-21 të Redi Jupit kanë pësuar një humbje me shifrat 1-6 nga moshatërt e tyre portugezë, në ndeshjen e luajtur në “Qemal Stafa” në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian U-21.

As rikthimi i Rrahmanit në mbrojtje nuk ka bërë punë. Rezultati ngjan sikur në fushën e gjelbërt u luajt tenis dhe jo futboll. Që në pjesën e parë u sgërlaqëm 0-4, në sajë të golave të Andre Silvas, Ruben Neves, Marcos Lopes. Kurse në të dytën, Bruno Fernandes dhe Ricardo Horta rrumbullakosën rezultatin. Teksa golin e nderit për Shqipërinë e shënoi futbollisti kosovar, Milot Rashica, i cili aktivizohet me Vitesen në Holandë. Ky rezultat kthen disa hapa prapa seleksionin kuqezi, që në ndeshjen e kaluar ndaj Izreaelit kishte dhënë sinjale pozitive. Jupi ka ende shumë punë për të bërë.

U-21
Shqipëri – Portugali 1-6
Golat: Rashica 83’/Ruben Neves 31′, Lopes 35′, Silva 43′, 45′, Fernandes 61′, Horta 69′
Shqipëria: Teqja, Vojvoda, Prenga, Qose, Marku, Rrahmani, Laçi, Latifi, Gino, Rashica, Çekiçi Tr.R.Jupi
Portugalia: Bruno Varela, Tobias Figueiredo, Rafa, Mauro Riuicho, Edgar Le, Ruben Navas, Bruno Fernandes, Bruma, Andre Silva, Marcos Lopes, Carlons Mane.   Tr.R.Jorge
Gjyqtar: Marco Fritz; Holger Henschel , Marcel Pelgrim, Benjamin Brand (Gjermani)
Kartonë të verdhë: Prenga, Latifi, Çekiçi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.