Uefa “asist” Milanit për Ibrahimoviç

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Zlatan Ibrahimoviç
Zlatan Ibrahimoviç
Serie A/ Hipoteza e rikthimit të Ibrahimoviç tek Milan tashmë nuk duket e mbyllur, përkundrazi mund të rihape në një menyrë akoma më interesante. Kjo gjë vjen pas vendimit të Uefas për të zbatuar ligjin e Fair-Play financiar mbi PSG-në, dhe tani drejtuesit e klubit francez janë të detyruar të largojnë lojtarët “big” nga ekipi. Parisi mund të rikthehet në merkato në një mënyrë tjetër pas këtij vendimi, duke punuar për afrimin e disa lojtarëve, duke hequr nga ekipi disa të tjerë me shifra kolosale. Ibrahimoviç duket se bën pjesë tek ky grup lojtarësh. Për suedezin kohët e fundit shfaqi interes edhe Roma, por pavarësisht të gjithave, Milani mbetet gjithmon në vëzhgim të situatës për ish lojtarin e tyre, që duan t’a rikthejnë në ekip me patjetër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.