UEFA çertifikon “Loro Boriçin” e Shkodrës

0
SHPËRNDAJE

loro-borici-640x340

UEFA i ka dhënë dritën jeshile stadiumit “Loro Boriçi”. Dy zyrtaret e qeverise evropiane te futbollit te shoqëruar edhe nga drejtuesit e Federatës Shqiptare, kane mbërritur ne Shkodër.

Vizita kishte për qëllim inspektimin e cilësisë së punimeve të impiantit të ri sportiv dhe për mbi 2 orë e 30 minuta, ato kanë parë nga afër të gjithë zbatimin e projektit.

Tribuna VIP, fusha e blertë, dhomat e zhveshjes, sistemi i ndriçimit dhe çdo element tjetër ka kaluar në sitën e dy inspektoreve të cilët në fund i kanë dhënë vlerësim pozitiv stadiumit “Loro Boriçi”, sa i përket detyrave të lëna.

Vetë të dërguarit e UEFA-s nuk kanë pranuar të prononcohen, por ka qënë anëtari i komitetit ekzekutiv të FSHF-së Arben Dervishi që bëri publik lajmin për mediat, duke thënë se e vetmja pikë ku është kërkuar zgjidhje mbetet parkingu përreth stadiumit. Në stadiumin e ri “Loro Boriçi” po kryhen punimet e fundit dhe pritet që në muajin gusht të zhvillohet ndeshja e parë, që sipas një programi paraprak të projektuar nga FSHF do të jetë një miqësore mes kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.