UEFA dënon Liverpulin dhe Sevillian

0
SHPËRNDAJE

uefa
UEFA ka gjobitur finalistët e Ligës së Evropës, Liverpul dhe Sevillian, për sjelljet e tifozëve të tyre në finalen e zhvilluar në Bazel.

Sevilla në këtë finale mposhti 3:1 Liverpulin për të fituar për të tretin sezon Ligën e Evropës, por tifozët në tribuna, nuk u shquan me sjellje të mira, duke ndezur fishekzjarrë e në një moment duke u përleshur mes vete.

UEFA ka vendosur që sjelljet e tifozëve të Liverpulit t’i gjobisë me 16 mijë euro, ndërsa ato të Sevillës me 17 mijë euro.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.