UEFA gëzon Kukësin dhe tifozët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

tifozetKukësi ka dhënë një lajm të mirë për tifozët, të cilët do të kenë mundësinë ta ndjekin ekipin e tyre në ndeshjen e kthimit me Austrinë e Vienës.

Sipas klubit kuksian, UEFA ka pranuar kërkesën e Kukësit për të luajtur ndaj Austrisë së Vienës me tifoze.

Ja deklarata e klubit të Kukësit në uebsajtin zyrtar:

“Klubi vë në dijeni të gjithë tifozët se ndeshja e kthimit në mes të F.K. Kukësi dhe Austrisë së Vjenës do të luhet me tifozë. Kërkesa e klubit ndaj UEFA-s për të luajtur ndeshjen e dytë me tifozë është pranuar nga Institucioni më i lartë i futbollit në Evropë. Përgjigja sapo ka mbërritur në zyrat e klubit. Në këtë mënyrë ndeshja e kthimit në stadiumin “Elbasan Arena” do të gjejë tifozët e ekipit në tribuna. Së bashku ne mundemi!”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.