UEFA i dedikohet Shqipërisë, ja kush janë e ardhmja dhe tashmja

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Faqja zyrtare e UEFA-s ka vendosur t’i kushtojë Shqipërisë një vëmëndje e cila është shtuar kohët e fundit. Faqa e institucionit më të lartë futbollistik në Europë i ka dedikuar një shkrim të detajuar, të bazuar në dy ndeshjet miqësore të kuqezinjve kundër Austrisë dhe Luksemburgut. Në fillim të shkrimit, UEFA i kushton një hapësirë të madhe ndeshjes me Austrinë në “Ernst Happel Stadium” dhe më pas përqëndrohet te transferta e Luksemburgut ku Shqipëria triumfoi 2-0.

Kombëtarja para ndeshjes me Luksemburgun
Kombëtarja para ndeshjes me Luksemburgun

UEFA veçon faktin që stadiumi “Josy Barthel” u pushtua nga rreth 3 mijë tifozë kuqezi, të cilët mbështetën Shqipërinë gjatë gjithë 90 minutëshit. Analiza e plotë vijon më pas me vlerësimin e lojtarëve, ku ka përcaktuar edhe se ku do të bazohet e ardhmja e Shqipërisë dhe se kush do të jetë sulmuesi titullar në Europian. Ja shkrimi i tyre:

Milot Rashica
Milot Rashica

Në të dyja takimet Shqipëria e përmirësoi lojën në pjesën e dytë me 3 gola të shënuar në total”. Një nga pikëpyetjet më të mëdha që UEFA ngre është edhe ajo që lidhet me Milot Rashicën. “Pas debutimit që playmeakeri i Vitesses bëri të Martën, a do të jetë ai një emër i së ardhmes rreth të cilit do të ndërtohet ekipi? Nëse një gjë e tillë nuk ndodh gjatë kësaj vere, është e sigurt se do të ndodhë në të ardhmen”, nënvizon UEFA që shton se në repartin e avancuar, Cikalleshi duket se është preferenca kryesore pas 90 minutave të luajtura në Luksemburg.

Sokol Cikalleshi
Sokol Cikalleshi

Një pyetje UEFA e ngre edhe për repartin e mbrojtjes, duke u bazuar në dy goilat e pësuar në Austri. “Shqipëria duket e brishtë kur skuadra kundërshtare e vendos nën presion. Kontrolli i topit është një problem për këtë skuadër që mesatarisht gjatë eliminatoreve e ka pasur kontrollin e lojës në masën 45 %. Pasimet në total janë 1886, më pak se çdo finalist, por kjo edhe për faktin se Shqipëria bënte pjesë në një grup me 5 skuadra”, vë në dukje UEFA. /Sipas SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.