UEFA injoron vendimin e CAS

0
SHPËRNDAJE

renditjaRenditja e UEFA-s për grupin I të kualifikuesve të Euro 2016 në Francë, ka ndryshuar në mënyrë jo pak të çuditshme. Sipas asaj që shfaqet në faqen zyrtare të UEFA-s, Shqipëria ndodhet në vendin e tretë në renditje edhe pse ka një golavarazh më të mirë se Danimarka. Fakti tjetër që bie në sy është që Serbia ka 1 pikë në renditje kur në fakt duhet të kishte -2 pikë pas vendimit të CAS-it. Mbeten të paqarta arsyet e kësaj renditjeje të UEFA-s, edhe pse sipas gjasave mund të jetë edhe një çështje azhornimi të dhënash. Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.